Vitaminat për fëmijë: A kanë nevojë vogëlushët për suplemente dhe si të dimë cilat vitamina u mungojnë?

Fëmijët derisa rriten kanë nevojë për marrje optimale të vitaminave dhe mineraleve në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të zhvillohen drejt
Jo rrallë hasim në reklama për vitamina të caktuara të fëmijëve dhe suplemente në ushqim për shkak të të cilave vogëlushët do të duhej të ishin më të fuqishëm dhe më rezistues.
Mirëpo, a është zgjedhje e mençur marrja e tillë e vitaminave për fëmijë?
Çfarë dhe sa kanë nevojë fëmijët?
Ekspertët konstatojnë që fëmijëve u nevojiten midis 1000 dhe 1400 kalori çdo ditë. Në moshën midis nëntë dhe trembëdhjetë vjetëve, fëmijët kanë nevojë për 1400 deri 2600 kalori në ditë, mirëpo kjo varet nga ajo sa janë fizikisht aktivë.
Bashkë me kaloritë, është e rëndësishme marrja optimale e vitaminave dhe mineraleve.
Tabela tregon sa do të duhej fëmija juaj të marrë nutrienë të caktuar duke pasur parasysh moshën. Fëmijët kanë nevoja të njëjta për nutrienë si edhe të rriturit, mirëpo në sasi më të vogla, transmeton Telegrafi.
Derisa janë duke u rritur, është me rëndësi të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm.
Hekuri, jodi, zinku dhe vitaminat A, B12 dhe D janë kruciale për zhvillim të drejtë të trurit në moshën e re. Mirëpo, sipas rregullit, vogëlushët nuk kanë nevojë t’i marrin ata nutrienë nëpërmjet suplementeve.
Ata fëmijë të cilët kanë ushqim të drejtë dhe të balancuar, nuk duhet patjetër të marrin tableta dhe shurupe.
Institucionet shëndetësore rekomandojnë që fëmija të hajë pemë dhe perime të ndryshme, drithëra dhe proteina. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime.
Grupet të cilat do të duhej posaçërisht t’i kushtonin kujdes marrjes së nutrienëve janë:
• fëmijët me ushqim vegan
• fëmijët të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore nuk absorbojnë mjaft nutrienë
• fëmijët të cilët kanë pasur operacione lidhur me sistemin e tretjes.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës