LAJMI I FUNDIT:

Vitality dhe G2 janë dy ekipet e para që kalojnë në fazën tjetër të turneut të CS:GO, PGL Antwerp Major

Vitality dhe G2 janë dy ekipet e para që kalojnë në fazën tjetër të turneut të CS:GO, PGL Antwerp Major

Dy super ekipe tashmë kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ‘Legeneds Stage’, ku ndeshjet do të zhvillohen me audiencë të drejtpërdrejtë.

Vitality ka mposhtur ekipin forZe në ndeshjen e tyre vendimtare për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa për ekipin Vitality, ndërsa lojtari më i vlefshëm i ndeshjes ishte Mathieu ‘ZywOo’ Herbaut, me vlerësimin nga HLTV 1.25.


Gjithashtu ekipi G2 ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, pasi mposhti ekipin e tretë në ranglistën botërore, ENCE, me rezultat te përgjithshëm 2-1 me mapa, lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Nikola ‘NiKo’ Kovac, me vlerësimin nga HLTV 1.36.

Me këto dy fitore, të dyja ekipet u bashkohen në Legends Stage ekipeve si: Na’Vi, FaZe, FURIA, Cloud9, Copenhagen Flames, BIG, NIP dhe FURIA, në garën për çmime në vlera rreth një milion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori