LAJMI I FUNDIT:

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse

Të gjitha femrat kanë dëshirë, që në një ditë të ngrohtë, të veshin çorape të gjata, dhe të mos veshin pantallona.

Mirëpo, këto veshje që janë shumë seksi, nganjëherë bëjnë që pamja të ngjasojë me atë të nxënëses.


Më poshtë janë disa forma, se si të kombinoheni, që të mos dukeni një vajzë që është nisur për shkollë, por si një e rritur joshëse, transmeton Telegrafi.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 2

Vishini së bashku me çorape të tejdukshme

Në këtë formë nuk tregohet aspak teni, duke mundësuar që të vishen në çfarëdo rasti.
Madje, kjo japë edhe një shenjë pjekurie në të njëjtën kohë.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 3

Me pantallona të shkurtër

Këto i japin këmbëve një pamje më sportive, duke bërë që çorapet të mos bien në sy.
Kështu ju ndjeheni ngrohtë, si dhe tregoni paksa nga këmbët, pa u bërë të imponueshme.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 4

Të veshura me çizme relativisht të gjata

Çorapet u juaja të gjata, do të shihen shumë pak, por do të mjafton që të duket se nuk jeni të zbathura.

Kjo pamje është mjaftë intriguese, dhe serioze në të njëjtën kohë.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 5

Me fund të shkurtër dhe xhemper të madh

Në këtë veshje, prapë shihet ajo vajza e shkollës, andaj mos provoni të shkoni kështu në punë, apo takim të rëndësishëm.

Kështu mund të visheni lirisht, për një kafe me shoqëri, po shëtitje me të dashurin.
Ai edhe ashtu do të shikon vetëm çorapet, pa e ditur se çfarë po ndodhë.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 6

Me çorape të dizajnuara

Sa herë keni dashur të vishni çorape shumëngjyrëshe, apo që kanë figura të ndryshme, por nuk keni pasur guxim?

Nuk keni faj, nganjëherë është e tepruar të tregohet e tërë këmba me figura.
Shtojani këtyre çorapeve, një palë tjera deri në gju, dhe nisuni kudo që keni dëshirë.

Vishni çorape të gjata pa u dukur si nxënëse foto 7

Me çizme deri të nyja

Këto veshje për këmbë, e bëjnë një kombinim të përkryer. I heqin monotoninë e çizmeve të shkurtra, duke i dhënë hijeshi këmbëve me gjatësi të ndryshme. /Telegrafi/