LAJMI I FUNDIT:

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Analisti Visar Ymeri i ka kërkuar falje publike policit, Amir Gërguri, lidhur me akuzën që ia kishte bërë.

Ymeri ka thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe eksponentë të tjerë të LVV-së.

Fjala është për protestën e 22 tetorit të vitit 2012, kur alivanoset dhe kalon në gjendje kome shtetasja gjermane, Iris Von Der Ehe, që ndërron jetë më 18 shtator 2015. Haxhiu thoshte se në atë foto, Gërguri ka vënë këmbën mbi kokën e babait të saj 62-vjeçar.


Ymeri thekson se akuzat, që u janë bërë personave të caktuar përgjatë historisë nga LVV-ja dhe eksponentë të LVV-së përfshirë edhe atë personalisht, duhet të mbyllen.

“Kur kemi folur për policin Amir Gërguri, unë kam bërë një reagim për shkak të fotografisë së ministrit të rendit me të dhe ai reagim ishte keqkuptuar me të drejtë. Çka kam dashur të bëjë unë atë natë [në emision] dhe të cilën po e bëj sot është të tregoj sa ka qenë akuza e LVV-së atë kohë për policin, sa brutale ka qenë ajo akuzë dhe se si duhet sot LVV-ja, ministrja e Drejtësisë në këtë rast, ministri i Rendit dhe eksponentë të tjerë të LVV-së të bëjnë këtë lloj distancimi nga akuza që e kemi bërë atëherë. Akuza ka qenë shumë e rëndë për një person dhe nuk mundet në të njëjtën mënyrë të heshtet kjo dhe të trajtohet si gjë e parëndësishme”.

“Nuk e akuzoj z. Gërguri, as nuk e akuzoj, as nuk e di çfarë roli ka pasur atë ditë dhe as nuk e akuzoj që ka qenë përgjegjës për ato që kanë ndodhur në protestë atë ditë.”, ka thënë Ymeri.

Në anën tjetër, sa i përket Bashkimin Kombëtar, sipas Ymerit, nëse vjen duhet të vijë si rezultat i vullnetit politik që e kanë njerëzit.

“Pra vullneti politik nga perspektiva e nacionalizmit është që pjesëtarët e një kombi të caktuar e kanë vullnet politik dhe luftojnë për ta shndërruar atë në shtet brenda kufijve ku jeton dhe frymon kombi”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori