LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 në Kosovë- Numri i personave të prekur nëpër komuna

COVID-19 në Kosovë- Numri i personave të prekur nëpër komuna

Virusi COVID-19 deri më tani në Kosovë ka prekur 780 persona, 201 nga të infektuarit janë shëruar kurse 22 kanë vdekur. Komunat të cilat kanë numrin më të madh të rasteve me coronavirus janë Ferizaj, Malisheva, Peja dhe Prishtina.

Sipas të dhënave të deritanishme të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë në Komunën e Ferizajt janë konfirmuar 98 raste, në Komunën e Malishevës dhe atë të Pejës janë nga 73 raste, kurse në Komunën e Prishtinës 70 raste, transmeton Telegrafi.


Në Komunën e Prizrenit janë 58 raste, ndërsa në Komunën e Vitisë 49.

35 persona me coronavirus janë konfirmuar në Mitrovicën e Veriut.

Në Komunën e Suharekës janë 35 raste pozitive me COVID-19, në Komunën e Kamenicës 34 raste, në Komunën e Vushtrrisë 24 raste, në Komunën e Zveçanit 22 raste, në Komunën e Zubin Potokut 20 raste, në Komunën e Shtimes 18 raste, në Komunën e Gjakovës 16 raste, në Komunën e Lipjanit 15 raste, në Komunën e Leposaviqit 14 raste, përcjell Telegrafi.

Numër më të vogël të personave të infektuar me coronavirus deri tani kanë komuna e Podujevës, Istogut, Hani i Elezit, Fushë Kosovës, Kaçanikut, Skenderajt, Klinës, Deçanit, Dragashit, Drenasit dhe Obiliqit.

Në Podujevë 11 raste, në Istog 8 raste, në Han të Elezit 7 raste, në Fushë Kosovë dhe Kaçanik nga 7 raste, në Skenderaj 6 raste, në Klinë 5 raste, në Deçan dhe në Dragash nga 3 raste, në Drenas 2 raste dhe 1 rast në Obiliq.

Ndryshe, nga 15 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, ku qytetarëve u lejohet të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës .Këto masa do të jenë në fuqi deri më 4 maj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori