LAJMI I FUNDIT:

Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë

Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë

Edhe pse moti ka qenë i ngrohtë dy javët e fundit në qytetin e Elbasanit, rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës, si virozat respiratore dhe virozat gastrointestinale, janë në shifra tejet të larta.

Sipas bluzave të bardha të pediatrisë së Elbasanit, çdo ditë paraqiten 80-100 raste të fëmijëve të prekur.

Këto sëmundje shfaqen me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre.


Tek sëmundjet që prekin traktin respirator, si bronkit akut apo bronkopneumoni, shfaqen vështirësi në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe ethe.

Aktualisht, në pavionin e pediatrisë janë të shtruar rreth 40 raste të cilët marrin mjekim. Pediatria këshillon prindërit që të shtojnë kujdesin që në momentet e para të shfaqjes së sëmundjes.

Ndërkohë, këtë javë, mjekja Irena Palloshi shprehet se përveç rasteve me viroza stinore, ka pasur 4 raste të fëmijëve që kanë gëlltitur sende që mund të tejet të rrezikshme për fëmijët dhe nëse ndihma nuk është e shpejtë, çon deri në fatalitet.

Mjekja bën apel për të gjithë prindërit që të bëjnë kujdes me të gjitha sendet që i lënë fëmijëve në duar./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori