Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë përballjes mes Real Madrid dhe Benfica, ku protagonist ka qenë Vinicius Junior.

Sulmuesi brazilian akuzoi mesfushorin e Benficës, Gianluca Prestianni, për abuzim racor gjatë ndeshjes.


Sipas raportimeve, Prestianni e mbuloi gojën me dorë para se t’i drejtohej Viníciusit, i cili më pas reagoi menjëherë duke vrapuar drejt gjyqtarit për të raportuar se ishte fyer me termin racist “majmun”.


Ndeshja u ndërpre për më shumë se pesë minuta, ndërsa situata u qetësua dhe arbitri komunikoi me lojtarët. Loja rifilloi vetëm pasi Vinícius u qetësua dhe u morën masat procedurale në fushë.

Rasti pritet të shqyrtohet nga organet disiplinore përkatëse, megjithëse fakti që lojtari i akuzuar e kishte mbuluar gojën gjatë momentit të dyshuar mund ta vështirësojë vërtetimin e incidentit përmes provave filmike. /Telegrafi/

telegrafi sport app