LAJMI I FUNDIT:

Vinicius flet për partneritetin me Mbappen, por paralajmëron tifozët e Real Madridit

Vinicius flet për partneritetin me Mbappen, por paralajmëron tifozët e Real Madridit

Real Madrid mendohej të bëhej i pandalshëm pasi nënshkroi Kylian Mbappen në fillim të kësaj vere, por Vinicius beson se ka shumë punë për të bërë përpara se kjo të ndodhë.

“Tani me ardhjen e Mbappes, të gjithë thonë se ekipi mund të bëhet i pandalshëm, por tani për tani, ne duhet të kryejmë seancat stërvitore më të mira dhe të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Vinicius për CNN.

“Më pëlqen stili i Mbappes, më pëlqen mënyra se si luan dhe e vërteta është se jam shumë i emocionuar për atë që mund të bëjmë gjatë sezonit”, shtoi Vini.


Vinicius u pa duke kopjuar festën e Mbappes pasi francezi shënoi golin e tij debutues në finalen e Superkupës UEFA. Ishte një sinjal se tashmë kishte një lidhje loje të bukur mes dyshes.

“Ai po vjen pasi ka shënuar kaq shumë gola, pasi ka fituar kaq shumë tituj. Ai po arrin në klubin ku gjithmonë ëndërronte të ishte dhe ku çdo lojtar gjithmonë ëndërronte të luante për të: Real Madridin”, shtoi braziliani.

“Me dëshirën e Zotit, Mbappe do të jetë në gjendje të shënojë aq shumë gola për ne, sa ka bërë në ekipin e tij të mëparshëm dhe në ekipin kombëtar, dhe se ai mund të bëjë edhe më shumë së bashku me ne”, vazhdoi Vinicius. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'

Manchester United prezanton planet ambicioze për të ndërtuar 'stadiumin më të madh në botë'

Premier League
Wirtz drejt largimit, Leverkuseni synon ta zëvendësojë me yllin e Realit

Wirtz drejt largimit, Leverkuseni synon ta zëvendësojë me yllin e Realit

Bundesliga
Barcelona e gatshme të sakrifikojë dy yje në një marrëveshje shkëmbimi për Leaon

Barcelona e gatshme të sakrifikojë dy yje në një marrëveshje shkëmbimi për Leaon

Ndërkombëtare
Arsenali i gatshëm të largojë katër lojtarë për të financuar blerjen e një sulmuesi të ri

Arsenali i gatshëm të largojë katër lojtarë për të financuar blerjen e një sulmuesi të ri

Premier League
Man City akuzohet për më shumë shkelje të Fair Play Financiar: A do të votojnë klubet e tjera për përjashtimin nga liga?

Man City akuzohet për më shumë shkelje të Fair Play Financiar: A do të votojnë klubet e tjera për përjashtimin nga liga?

Premier League
Man United po monitoron trajnerin e njohur italian si zëvendësues të Ruben Amorim

Man United po monitoron trajnerin e njohur italian si zëvendësues të Ruben Amorim

Premier League
Kalo në kategori