Villas Boas: Dua dëshirë nga lojtarët

Chelsea po përballet me formë jashtëzakonisht të dobët në Ligën Premier, ndërsa punët nuk i ka më mirë as në Ligën e Kampionëve.
Blutë kanë nevojë për një fitore ndaj Valencias për kualifikim në fazën tjetër, por kjo nuk i intereson aq shumë menaxherit Villas Boas sa motivimi i lojtarëve të tij.
“Liga e Kampionëve është garë ‘o jetë o vdekje’ dhe ky standard nuk do të mjaftojë. Do të na duhet që të rrisim tempin dhe të luajmë ndeshjet me dëshirë më të madhe”, ka thënë trajneri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/11/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































