Villarreal shembull për të mëdhatë e Spanjës: "Nëndetësja e verdhë" theu rekorde blerjesh, por pa humbur ekuilibrin financiar
Villarreal ka përfunduar një afat kalimtar veror historik, duke thyer rekorde në shpenzime dhe të ardhura, por duke arritur të mbajë bilancin financiar pozitiv, një parim që presidenti Fernando Roig e thekson çdo sezon: “Mos shtri më shumë se sa mund të mbash”.
"Nëndetësja e verdhë" ka bërë disa goditje interesante në këtë afat kalimtar, duke mbajtur një skuadër konkurruese për pozitat e para.
100 milionë euro shpenzime
Në një afat kalimtar intensiv, ku Villarreal investoi 100,5 milionë euro në blerje lojtarësh, ku spikasin transferimet rekord të Georges Mikautadze (30 milionë euro nga Lyon) dhe mbrojtësi portugez Renato Veiga (24,5 milionë euro).
Ndër blerjet e tjera të rëndësishme ishin Alberto Moleiro (16 milionë euro ), Santiago Mourino (10 milionë euro ), Tajon Buchanan (8,5 milionë euro) dhe Tani Oluwaseyi (8 milionë euro), si dhe mbërritjet më të vogla, si Arnau Tenas (2,5 milionë euro nga PSG) dhe Rafa Marín (1 milion euro nga Napoli).
Gjithashtu, erdhën lojtarë falas si transferimi Thomas Partey (respektivisht nga Arsenal) dhe Manor Solomon (i huazuar nga Tottenham).
Në disa raste, bonuset e mundshme mund ta rrisin shifrën finale për 5 milionë euro të tjera.
Rreth 120 milionë euro të ardhura
Ndërkohë, shitjet e lojtarëve kanë siguruar që ekonomia e klubit të mbetet e shëndetshme. Shitja e Alex Baena te Atlético Madrid për 42 milionë euro, pluse 8 milionë euro bonuse, ajo e Yeremy Pino te Crystal Palace (30 milionë euro) dhe Thierno Barry te Everton (38 milionë euro) kanë dhënë të ardhura të mjaftueshme për të balancuar shpenzimet.
Shitjet e të rinjve si Andrei Ratiu, Tiago Geralnik, Gerard Hernández dhe disa të tjerëve sollën gjithashtu fonde shtesë, duke çuar totalin e të ardhurave në rreth 115 milionë euro, dhe me bonuset e pritshme, shifra mund të arrijë afërsisht 120 milionë euro, duke ruajtur ekuilibrin financiar.
Villarreal ka treguar kështu se edhe me një afat kalimtar rekord, mund të menaxhosh shpenzimet dhe të ardhurat në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar një ekip konkurrues pa rrezikuar stabilitetin ekonomik. /Telegrafi/






























