LAJMI I FUNDIT:

Vilë në Havai, Ferrari e miliona dollarë, pasuria e zyrtares së Nju Jorkut që akuzohet se spiunoi për Kinën

Vilë në Havai, Ferrari e miliona dollarë, pasuria e zyrtares së Nju Jorkut që akuzohet se spiunoi për Kinën

Një ndihmës i lartë i qeverisë së shtetit të Nju Jorkut ndihmoi fshehurazi qeverinë kineze të kishte qasje në një telefonatë zyrtare në lidhje me Covid-19, ndërsa shijonte një mënyrë jetese luksoze si agjent i fshehtë për Pekinin, sipas një padie të SHBA.

Gjatë një periudhe prej rreth 14 vjetësh, Linda Sun u ngjit në gradat për t’u bërë zëvendës shefe e stafit të guvernatorit, transmeton Telegrafi.

Por sipas prokurorëve federalë, 41-vjeçarja përdori pozicionin e saj për të ndihmuar zyrtarët kinezë, duke përfshirë bllokimin e diplomatëve tajvanezë nga kontaktimi me qeverinë shtetërore, dhe ndarjen e fshehtë të dokumenteve të brendshme me Pekinin.


Në këmbim, Kina dyshohet se i ka derdhur Sun dhe bashkëshortit të saj, Christopher Hu, miliona dollarë ryshfete që i ndihmuan ata të blinin një shtëpi prej 4.1 milion dollarësh në Nju Jork dhe përfitime, duke përfshirë dërgesa speciale në shtëpi.

Ata gjithashtu blenë një godinë me pamje nga oqeani prej 2.1 milionë dollarësh në Honolulu, Havai dhe automjete luksoze, duke përfshirë një veturë sportive Ferrari Roma të vitit 2024, thuhet në aktakuzë.

Çifti u deklarua i pafajshëm të martën në një gjykatë federale të Bruklinit për një sërë akuzash, nga mosregjistrimi si agjent i huaj deri te mashtrimi me viza dhe pastrimi i parave.

Ligji amerikan kërkon që individët që veprojnë për ose në interes të vendeve të huaja ose partive politike, të regjistrohen si agjentë të huaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori