Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar për emërimin e Vildane Latifit në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Administratës, në kuadër të angazhimeve për forcimin dhe avancimin e administratës komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet komunale kanë shprehur pritshmëri që përvoja dhe përkushtimi i saj të ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të administratës.


“Shprehim besimin se përvoja dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Emërimi i ri vjen në kuadër të përpjekjeve për rritjen e performancës institucionale dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët e kësaj komune. /Telegrafi/