Vilanova: Barca nuk është vetëm Messi

Blaugranët i pret një mision ‘i pamundur’ të mërkurën mbrëma në Camp Nou, pasi duhet ta përmbysin deficitin prej 0-4 nga sfida e parë.
“Kur thashë se pa Piquen nuk do të ishim skuadër e njëjtë, vërtet e mendova atë. Sezoni i tij ka qenë i shkëlqyer. Fakti që kemi pranuar gola ka të bëjë me faktin se disa lojtarë kanë qenë të lënduar”.
“Ne e dimë sa i rëndësishëm është Messi në ekipin tonë, sidomos kur bëhet fjalë për shënimin e golave. Sa më mirë që luan, aq më mirë për skuadrën”.
“Por ne nuk mund ta lëmë gjithë presionin mbi shpatullat e tij, edhe pjesa tjetër e skuadrës duhet t’i ndihmojë. Është e kuptueshme se Messi do të ketë shumë për të treguar në ndeshjen e nesërme”, ka thënë Vilanova në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































