LAJMI I FUNDIT:

Me vijat e tij rozë dhe të verdha, “Mali i ylberit” duket sikur i përket një planeti tjetër

Me vijat e tij rozë dhe të verdha, “Mali i ylberit” duket sikur i përket një planeti tjetër

Mirëpo, ato janë Andet peruane, pikërisht këtu në planetin Tokë

Mali, ngjyrat e të cilit shkaktohen nga depozitat e mineraleve, ndodhet rreth tri deri në katër orë me veturë në juglindje të qytetit Cusco, një qytet i bukur i mbushur me ndërtesa koloniale spanjolle.


Maja e kësaj mrekullie të natyrës ndodhet në 5.200 metra mbi nivelin e detit. Besoni apo jo, ky mal u zbulua vetëm në vitin 2015 kur bora që e mbuloi u shkri, duke zbuluar bukurinë natyrore të shkëmbit poshtë, transmeton Telegrafi.

I formuar nga moti, kushtet mjedisore dhe depozitat sedimentare me kalimin e kohës, mineralogjia unike e malit ka krijuar një efekt mermeri, me nuanca të shtresuara prej ari, livando, të kuqe dhe bruz që ngrihen në qiell.

Maja e Winikunka mund të arrihet përmes shtegut sfidues gjashtë- ditor Ausangate. Pjesë të shtegut ndodhen në më shumë se 4800 metra mbi nivelin e detit, dhe lartësia mund të jetë një sfidë e vërtetë – duhet të pini shumë ujë, të bëni pushime të rregullta dhe të mbani paracetamol me vete.

Sipas shërbimeve lokale, rreth 1500 njerëz vizitojnë Winikunka çdo ditë.

Megjithatë, vetëm ngjitja ia vlen për pamjet unike të botës tjetër dhe qetësinë relative të rrugës, ndryshe nga shtegu turistik i inkëve në Machu Picchu. Kushtet e shtigjeve janë më të mira dhe më të thata gjatë muajve të dimrit të Perusë: prill-nëntor. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori