Një pjesë e deponisë së mbeturinave në Sferkë të Thatë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Sipas Ndërmarrjes Publike “Ambienti”, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga veprimet e personave të pandërgjegjshëm.


Autoritetet kanë reaguar menjëherë, ndërsa zjarrfikësit e Pejës kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe tashmë situata është vënë nën kontroll.

Në menaxhimin e rastit kanë qenë të përfshirë edhe Policia e Kosovës si dhe operatori “Radoniqi Transport”.

NP “Ambienti” ka njoftuar se do të vazhdojë monitorimin e terrenit deri në shuarjen e plotë të zjarrit, duke falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara për reagimin profesional dhe koordinimin në kohë. /Telegrafi/