Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me OJQ “Zëri i Prindërve”, sot në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, u bë hedhja e gurthemelit të ‘Shtëpisë Muze’, vendin ku para dy dekadash forcat serbe vranë 23 qytetarë shqiptarë të pafajshëm të kësaj lagje.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale e qendrore, familjarë të viktimave, si dhe shumë qytetarë.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se muaji prill ka qenë çdoherë muaj i përkujtimeve më të vështira për Kosovën.
“Sot e çdoherë do t’i kujtojmë njerëzit të cilët me të vërtetë kanë qenë njerëzit më të devotshëm të këtij vendi, duke falënderuar UÇK-në dhe njerëzit të cilët na kanë ndihmuar që sot të jemi të lirë këtu në Kosovën të cilën e kemi paguar shumë herë më shumë sesa ka pasur nevojë. Ky muaj ka qenë çdoherë muaj i përkujtimeve më të vështira të vendit tonë… Ne sot do të bëjmë edhe fillimin e muzeut ku unë kam premtuar se do të jetë kjo pjesë këtu për arsye se ua kemi borxh këtyre njerëzve që të vinë dhe të tjerët të shohin këtë makabër e cila ka ndodhur duke iu falënderuar edhe qeverisë së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit për personat e pagjetur, ka bërë të ditur se premtimi për ndërtimin e Shtëpisë Muze u realizua, ndonëse me vonesa për shkaqe administrative.
Sipas tij, kjo Shtëpi do të ndërtohet shumë shpejt, dhe do të marrë pamje ashtu siç e meritojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.
“Ne kemi premtuar se këtu do të restaurojmë një muze çfarë na ka hije neve si qytetarë dhe Kosovë. Nuk kemi arritur që me kohë t’i kryejmë punët për shkaqe administrative kemi shkuar shkurt me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Haradinaj, mjetet janë ndarë siç e tha kryetari i Mitrovicës dhe unë po shpresoj që shumë shpejt kjo gjithçka do të ndryshojë dhe do ta marr formën siç na ka hije dhe siç e meritojnë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit…Jemi të gatshëm çdo moment të jemi me ju për të gjitha problemet e juaja …Mbajuni krenarë, e keni mbështetjen e Qeverisë së Kosovës”, theksoi Lluka.
Ndërkaq, Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës të të pagjeturve në Mitrovicë, tha se lotët e këtij vendi këtu janë të veçantë, derisa u shpreh i pakënaqur me drejtësinë për mos kapjen e autorëve të këtij krimi.
“Lotët e këtij vendi janë të veçantë në Kosovë, sepse të shohim ku janë kriminelët, ata kësajde sillen, këtu janë, na shikojnë për dritare, qeshin me neve, ndërsa ne çka kemi bërë”, sqaroi Çerkini.
Në anën tjetër, ideatori i ‘Shtëpisë Muze’ dhe banor i lagjes së ‘boshnjakëve’, Fevzi Beqiri, duke kërkuar nga qeveria përkujdesje më të madhe për veriun, ka ftuar prokurorinë që të hulumtoj këtë rast dhe të arrestoj kriminelët.
“Ftoj prokurorin e shtetit që të zgjohet nga gjumi dhe ta gjurmojë këtë rast të gjenocidit serbomadh në këtë pjesë të atdheut që ende nuk është i lirë…Ftoj Qeverinë e Kosovës ta kthej kokën nga veriu dhe të ndanë mjete të veçanta për veri”, ka thënë.
Ndryshe, në ditën e sotme para 20 viteve, në shtëpinë e Mustafë Sahitit, vendi në të cilin ndodhi masakra që pas luftës u shndërrua në Shtëpi Muze, forcat serbe pasi kishin mbledhur rreth 80 civilë shqiptarë, kishin nisur torturimin, duke vrarë 23 prej tyre në gjithë lagjen./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova