LAJMI I FUNDIT:

Viets: Luftimi i korrupsionit, kusht për viza

Viets: Luftimi i korrupsionit, kusht për viza

Qytetarët e Kosovës vështirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, që po ia bëjnë Kosovës me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe frika nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE-së, ka bërë që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës të presin për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore.

Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon ekskluzivisht për gazetën “Zëri” ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të plotësohen menjëherë.


“Komisioni Evropian e ka dhënë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushte të caktuara. Dy pika duhet të plotësohen deri në hyrjen në fuqi të aktit legjislativ (ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi ‘track record’, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar). Kjo nuk ka ndodhur deri më tash, prandaj dhe procedura e mëtejme nuk është përcaktuar ende”, ka thënë ambasadorja Viets për gazetën “Zëri”.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Kalo në kategori