LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Vidovdani

Djali i Vuçiqit merr pjesë në manifestimin për “Vidovdanin”

Përditesuar 28/06/2023 08:15

Qytetarët serbë sot mbajnë festën e “Vidovdanit”, ndërkaq lidhur me këtë Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

Festës së Vidovdanit i ka paraprirë tubimi i së martës në Graçanicë dhe në Mitrovicë të Veriut.


Ndryshe, Policia e Kosovës thuhet se edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, ka paraparë disa masa dhe objektiva strategjike.

“Vidovdani” gjithnjë festohej në Gazimestan, disa kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por për siç kanë thënë këtë vit do të mbahet në Graçanicë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 12:52:22" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 12:52" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 12:52

Serbët në Graçanicë me mbishkrime nacionaliste: Nuk e japim djepin e Serbisë

Në Manastirin e Graçanicës po shënohet festa e “Vidovdanit”. Serbët janë mbledhur këtu që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq ceremonia ka nisur rreth orës 09:00. Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si “Nuk e japim djepin e Serbisë”.

Para pjesëmarrësve, patriarku Porfirije, tha se “në Graqanicë e kuptojnë më së miri se kush janë”.


“Nëse diku mund të kuptojmë se jemi këta që jemi, është pikërisht Kosova, është pikërisht kjo portë e Graçanicës së shenjtë, është populli i Deçanit, është Patriarkana e Pejës, është Bogorodica e Levishkës, është e Deviqi, janë vendet e shumta të shenjta me të cilat është zbukuruar toka e Kosovës. Këtu në këtë vend, ne e dimë se kush jemi, këtu e dimë se çfarë jemi, këtu kuptojmë se nga vijmë dhe cili është qëllimi ynë i ekzistencës.

Këtu jemi vëllezër dhe motra në shtëpinë tonë, këtu në Kosovë. Shumë herë ia kam kujtuar vetes këtë fakt, dhe tani, duke ua thënë të gjithëve, po ju kujtoj edhe juve dhe po jua kujtoj këtë fakt dhe të vërtetë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë, gjithë botës dhe të gjithë njerëzve të botës. Ne jemi këtu në shtëpinë tonë, këtu jemi në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Që nga mëngjesi janë pozicionuar edhe ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it, e të pranishëm janë edhe EULEX-i.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 11:42:06" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 11:42" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 11:42

Djali i Vuçiqit merr pjesë në Vidovdan

Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq është parë duke marr pjesë në festën e Vidovdanit.

Ai është parë në shoqërimin e disa personave të tjerë që po marrin pjesë te Manastiri i Graçanicës, raporton kallxo.com


Ndryshe, serbët nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të mblidhen në manastir për të shënuar festën e “Vidovdanit”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 11:00:56" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 11:00" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 11:00

Fotografi nga Manastiri i Graçanicës ku po mbahet liturgjia për Vidovdanin

Qytetarët serbë sot janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës për të shënuar festën e “Vidovdanit”.


Liturgjia ku janë të pranishëm qytetarët serbë, po udhëhiqet nga patriaku i Kishës Ortodokse, Porifrije.

Telegrafi ju sjellë fotografi nga manastiri i Graçanicës. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 10:41:43" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 10:41" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 10:41

Mbahet liturgjia në manastirin e Graçanicës

Është mbajtur liturgjia e parë në manastirin e Graçanicës nga patriarku serb Porfirije.


E pranishme në ceremoninë për “Vidovdanin” është parë edhe kryetarja e komunës së Graçanicës,  Ljiljana Shubariq.

Ndryshe, nga ora 07:00 e mëngjesit serbët kanë filluar të mblidhen në manastirin e Graçanicës për të shënuar festën e “Vidovdanit”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 08:54:36" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 08:54" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 08:54

Pjesëtarë të Policisë dhe KFOR-it pranë manastirit në Graçanicë

Nga ora 07:00 e mëngjesit kanë filluar të mblidhen serbët në manastirin e Graçanicës për të shënuar të “festën e Vidovdanit”.

Pranë manastirit, siç njofton kp vërehen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Po ashtu, janë parë edhe duke kaluar edhe përfaqësues të misionit të EULEX-it.


Në afërsi po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-28-2023 08:19:13" ["time"]=> string(16) "28/06/2023 08:19" ["update"]=> bool(false) } 28/06/2023 08:19

Angazhimet policore për “Vidovdanin”, ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës

Policia e Kosovës, ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike.


Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative është bërë në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Ndryshe, festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë , andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.