LAJMI I FUNDIT:

Videoja e gazetares spanjolle që “lufton” me erërat e fuqishme gjatë raportimit, bëhet virale në rrjetet sociale

Videoja e gazetares spanjolle që “lufton” me erërat e fuqishme gjatë raportimit, bëhet virale në rrjetet sociale

Një video e reporteres spanjolle Paula Filgueras, e cila raportoi së fundmi nga Galicia, Spanjë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Ajo po raportonte gjatë një stuhie të fortë dhe duke gjykuar nga videoja, gazetarja mezi qëndronte në këmbë, ndërkohë që po frynin erëra të forta.


Në të njëjtën kohë, ajo po luftonte kundër erës me mikrofonin në njërën dorë dhe një ombrellë në tjetrën.

Pesë persona humbën jetën në Toskanë pas erërave të forta dhe reshjeve të mëdha - pamjet tregojnë zonat e përmbytura
Lexo po ashtu Pesë persona humbën jetën në Toskanë pas erërave të forta dhe reshjeve të mëdha - pamjet tregojnë zonat e përmbytura

Deti mund të shihet shumë i trazuar, dallgët ndërkaq arrijnë një lartësi deri në nëntë metra.

Gazetarja mori vlerësime të shumta në rrjetet sociale nga teleshikuesit të cilët i shkruanin se është shumë e guximshme dhe e përkushtuar ndaj punës së saj.

Ndryshe, një stuhi e fuqishme ka goditur Evropën perëndimore me erëra të forta deri në 200 kilometra në orë. Deri më tani në këtë pjesë të Evropës kanë humbur jetën deri më tani 12 persona nga rrethanat e ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori