LAJMI I FUNDIT:

Video me përmbajte erotike dyshohet se është filmuar në zyrën e Bashkisë së Kukësit, dalin detaje nga rasti

Video me përmbajte erotike dyshohet se është filmuar në zyrën e Bashkisë së Kukësit, dalin detaje nga rasti

Detaje të reja kanë dalë në media në lidhje me nisjen e procedimit penal ndaj kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin e një videoje me natyrë erotike që është filmuar në zyrën e tij.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, video është filmuar 10 ditë më parë në zyrën e kryebashkiakut dhe është filmuar nga një kamera e vendosur në një çantë.

Duke rikujtuar precedentët e mëparshëm, sipas gazetarit kryebashkiakët që janë hetuar për video intime janë shkarkuar nga detyra.


Dyshime për skandal seksual, Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici
Lexo po ashtu Dyshime për skandal seksual, Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici

“Prej disa orësh po qarkullon një video me natyrë erotike që në pamje të parë duket se është kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij. Në një reagim zyrtar na është konfirmuar fakti se mënjëherë sa është njohur Prokuroria e Posaçme lidhur me këtë video është nisur një procedim penal për të hetuar atë që ka ndodhur”, tha gazetari.

“Nga ky material shihet se video është xhiruar në datën 6 qershor rreth orës 16:00, 10 ditë më parë. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çantë. Nuk dihet ende mbi çfarë akuze SPAK (Prokuroria e Posaçme) e ka regjistruar këtë procedim penal”, tha gazetari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori