LAJMI I FUNDIT:

Vidal godet rëndë Barcelonën dhe zbulon skuadrën për të cilën nuk do të luaj kurrë: Janë vetëm 13 futbollistë profesionistë

Vidal godet rëndë Barcelonën dhe zbulon skuadrën për të cilën nuk do të luaj kurrë: Janë vetëm 13 futbollistë profesionistë

Arturo Vidal pritet të largohet këtë verë nga gjiganti kataluans Barcelona.

Pas ndryshimeve në shtabin teknik, trajneri i ri Ronald Koeman ka konfirmuar se nuk llogarit në shërbimet e kilianit.

33-vjeçari është konsideruar si i harxhuar nga Barcelona, teksa e ardhmja e tij duket në Serie A me Juventusin dhe Interin që duan shërbimet e tij.


“Tri vitet e fundit nuk janë ato që i meriton një klub i madh si Barcelona”.

Sipas kilianit te Barcelona janë vetëm 13 futbollistë profesionistë dhe këtë nuk e meriton një klub si katalunasit.

Arturo Vidal. (Photo by Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

“Skuadra më e mirë në botë nuk mund të ketë në radhët e veta vetëm 13 futbollistë profesionistë”.

“Ju nuk mund të fitoni gjithmonë me ADN. Messi është më i miri në botë, një jashtëtokësorë, por ai ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira”, tha Vidal.

Arturo Vidal dhe Lionel Messi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Krejt në fund kiliani ka konfirmuar se nuk do të luaj kurrë për Real Madridin.

“Unë kam fituar dashuri të madhe nga njerëzit e Barcelonës dhe kjo është arsyeja që nuk do të luaj kurrë për Real Madridin”, deklaroi Vidal.

Vidal iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2018 nga Bayern Munich, ndërsa tani pritet rikthimi i tij në Serie A, pasi ai kërkohet me ngulm nga Inter dhe Juventus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori