LAJMI I FUNDIT:

Victoria Beckham zbulon sekretin e rinisë së përjetshme, nuk e imagjinoni dot çfarë është

Victoria Beckham zbulon sekretin e rinisë së përjetshme, nuk e imagjinoni dot çfarë është

Gruaja e David Beckham dhe ish-Spice Girls i ka mbushur 44 vjeç, por lëkura e saj duket se nuk ka ndërmend të plaket

Duke qenë një ikonë e modës së vërtetë, ajo na zbuloi trajtimin e saj të fundit për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës së trupit dhe fytyrës: “Pini ujin e hënës së plotë” dhe për ta bërë këtë ajo zgjodhi një vendpushim luksoz me emrin Lanserhof Tegernsee të vendosur në Gjermani.

Quhet Mondquelle nga St. Leonhards Quellen, por ndryshe njihet si “uji i hënës së plotë”, sepse është shishe nga burimi i Bad Leonhardspfunzen.

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on May 16, 2019 at 9:05am PDT

Kjo pije ka shumë përfitime dhe ndihmon trupin të ruajë shëndet të mirë, ndërsa lëkurës i siguron rininë e përjetshme.

Gruaja e David Beckham donte të ndante fundjavën e saj të fundit në Instagram dhe tregoi idenë e “ujit të hënës së plotë” që duket të jetë eliksiri i rinisë.

Këtu është ajo çfarë lexojmë në përshkrimin e produktit: “Fizikanti Max Planck zbuloi se çdo gjë rezonon në këtë univers në frekuenca të ndryshme. Pionieri i bio-rezonancës Paul Schmidt ka përpiluar këto frekuenca të matura në Hertz për trupin e njeriut, organet e tij dhe gjendjet mendore dhe emocionale. Me pajisjet moderne të bio-rezonancës, ujërat tona kontrollohen rregullisht duke synuar frekuencat e tyre Hertz në mënyrë që ato të japin përfitim më të madh të mundshëm për trupin e njeriut”.

Shkurtimisht, Victoria Beckham iu nënshtrua një trajtimi të ri për lëkurën e saj bazuar në “ujin e hënës së plotë”, që është një shumëllojshmëri e monoksidit të hidrogjenit. Ky ujë kimik ndihmon për ta mbajtur trupin të shëndetshëm dhe lëkurën të freskët! /Telegrafi/