LAJMI I FUNDIT:

Vezët e Pashkëve mund të jenë të rrezikshme dhe jo nga ngjyruesit

Vezët e Pashkëve mund të jenë të rrezikshme dhe jo nga ngjyruesit

Në rast se nuk tregohet kujdes, vezët e Pashkëve nuk janë të sigurta për t’u konsumuar, përkundrazi mund të shkaktojnë simptoma të tilla si të vjella, diarre dhe dhimbje barku

Rreziku nuk vjen nga materialet ngjyruese, sepse prodhohen për ngjyrosjen e ushqimit dhe janë të sigurta.

Problemi qëndron te koha që vezët lihen në kuzhinë/sallon për zbukurim.


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë (via People) se vezët e ziera dhe të ngjyrosura janë të rrezikshme për konsum, nëse kanë qëndruar më shumë se 2 orë jashtë frigoriferit, shkruan Anabel.

Sigurisht që mund t’i konsumoni fill sapo keni mbaruar me dekorimin, por një pjesë e njerëzve preferon t’i mbajë vezët në shporta.

FDA këshillon që vezët e ziera dhe të ngjyrosura, pasi ftohen, të vendosen në frigorifer. Në të kundërt, nuk duhet të konsumohen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori