Përbërësit për 4 persona: - 4 kokrra vezë - 2 lugë gjelle gjalpë - 2 copë patëllxhanë - 4 thelpinj hudhra - 4 feta proshutë - 2 kokrra domate - 2 lugë gjelle vaj Përgatitja:

Presim patëllxhanët dhe i kriposim. I lëmë 1 orë të kullojnë lëngun.


Ndërkohë i heqim lëkurën domateve dhe farat i shtypim dhe i hedhim në një tigan me pak vaj dhe gjalpë.

Shtojmë hudhrën të shtypur dhe i skuqim në zjarr të ngadalshëm që të bëhen si pure e hollë.

Skuqim lehtë patëllxhanët në skarë pasi i lyejmë me pak vaj dhe i shtojmë në një pjatë. Njëkohësisht skuqim me gjalpë proshutën të prerë në feta të holla dhe i kullojmë.

Në yndyrë skuqim vezët sy, e kullojmë dhe e vendosim mbi patëllxhanët, ndërsa sipër hedhim në mënyrë të shpërndarë proshutën.

E shërbejmë duke e spërkatur me salcën që kemi përgatitur dhe me majdanoz. /Telegrafi/