Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjejë veturën e tij dy vjet pasi ia kanë vjedhur.

Hasanit vetura i ishte vjedhur në Vushtrri, ndërsa atë ka arritur ta gjejë në Gjermani.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në Facebook.

“Sapo e mora xhipin në policinë gjermane në Wurzburg që më është vjedhur tash e dy vjet në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serbe… falënderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë”, ka shkruar Burim Hasani.

burim 1