LAJMI I FUNDIT:

Veturën BMW e stolisi me 1000 drita dekorative (Foto)

Veturën BMW e stolisi me 1000 drita dekorative (Foto)

Në Crewe të Anglisë, një baba ka dashur të gëzojë fëmijët e tij për festat e fundvitit, duke e stolisur edhe veturën e tij.

Michael Cope, që ka tre fëmijë, e ka mbështjell veturën BMW me drita shumëngjyrëshe, duke u bërë kështu sensacion në lagjen ku jeton.

Por, me të dalë në internet fotografitë e veturës së mbuluar me njëmijë drita, ai ka marrë komente dhe pëlqime të shumta, transmeton Telegrafi.


“E tëra që dëshiroja, ishte të shihja fëmijët e mi duke buzëqeshur. Tash po e shoh që kjo po pëlqehet edhe nga të tjerët”, ka thënë burri 27-vjeçar. “Që tani kam filluar të mendoj se çfarë do të bëj vitin e ardhshëm, sepse është ndjenjë e mirë të të pëlqehet kreativiteti”. /Telegrafi/

bmws03

bmws01