Veturat parkohen brenda Çarshisë së Shkupit, askush nuk merr masa (Video)
Deshën apo s’deshën, udhëheqësit e institucioneve i kemi mysafir së bashku me delegacionet e ndryshme në Çarshi, e kur u drejtohemi për problemet tona, hasim në vesh të shurdhër! Kështu thonë esnafët e Çarshisë, të cilët përpos problemeve tjera, ditëve të fundit po përballen edhe me vetura që parkohen dhe enden pandërprerë në Çarshinë e Shkupit. Sipas institucioneve, arsye për këtë është mosfunksionimi i njërës prej shtyllave që do të duhej të pengonin hyrjen e veturave në Çarshi!
“Deri këtu do të duhej të ishte kufiri deri ku mund të qarkullojnë veturat. Mirëpo, ato hyjnë lirshëm në Çarshinë e Shkupit, duke shkaktuar probleme të shumta për dyqanxhinjtë. Këto pengesa nuk funksionojnë me arsyetimin se kanë defekt, mirëpo, dyqanxhinjtë akuzojnë se bëhet fjalë edhe për keqpërdorimin e tyre”
“Bastardimi fillon nga personat që gravitojnë në çarshi pa ndërgjegje, pastaj përgjegjësia shkon deri në institucione, si komunë, si qytet të Shkupit, të cilët e lënë pas dore një defekt apo anomali dhe ajo keqpërdoret deri në maksimum”, ka deklaruar për Tv Shenja, Bejtullah Morina, kryetar i Esnafit.
Dyqanxhinjtë thonë se problemi me veturat ka penguar që Çarshia të frymojë lirshëm edhe më herët, por është intensifikuar në 10 ditët e fundit, duke e shndërruar këtë monument të rëndësishëm në një zonë parkingu.
“Ky është problem shumë i madh që hyjnë me vetura nëpër çarshi, e lënë veturën para dyqanit. Se të pengon, fare se ka dert. Veç me ra në bela.”, tha një dyqanxhi.
“Unë në Çarshi jam rritur, ka 30 vite që jam këtu! Njëherë si çirak polici më pati ndalur pse kisha hyrë me biçikletë”, deklaroi një dyqanxhi tjetër.
Dyqanxhinjtë, me në krye Bejtullah Morinën, kryetarin e Esnafit të Çarshisë, apelojnë për gjendjen e një zgjidhjeje për çështjen e parkingut. Morina gjithashtu ankohet edhe për shpërndarjen e kompetencave në më shumë institucione, duke theksuar se çdo ankesë konkrete, humbet në labirinthin institucional.
“Nëse ne duam revitalizim të çarshisë, nëse dua ringjallje të çarshisë, ringjallja e çarshisë kështu nuk mund të bëhet! Mendojmë që në të ardhmen, përderisa janë bërë dhjetëra parkingje në kate në pjesën tjetër të qytetit, edhe pushteti duhet të jetë i vetëdijshëm se nuk mundet vetëm në një anë të investohet, apo të jenë të njëanshëm”, ka shtuar Bejtullah Morina, kryetar i Esnafit.
Mos e bëftë Zoti e të ketë nevojë për ndonjë ndihmë të shpejtë apo për ndonjë zjarrfikës, thonë dyqanxhinjtë, pasi shkaku i hyrjeve të bllokuara, Çarshia do të digjej e tëra!/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës
SPAK: Amnistia penale shkurtoi dënimin e dhjetëra zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri
Përplasi tre automjete në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Gardës në Shqipëri
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës