LAJMI I FUNDIT:

Veturat e reja Mazda do të ndalojnë nëse shoferi ka probleme shëndetësore

Veturat e reja Mazda do të ndalojnë nëse shoferi ka probleme shëndetësore

Makinat tashmë dinë të parkojnë vetë, të paralajmërojnë shoferët e përgjumur, të kthehen në korsitë e duhura dhe të propozojnë rrugët e hartës për në destinacione.

Por makinat që Mazda pritet të nxjerrë që nga viti i ardhshëm në Japoni e dinë se kur shoferët pësojnë goditje në tru ose atak në zemër, përcjell Telegrafi.


Deri në vitin 2025, makinat do të dinë edhe kur shoferët do të kenë një problem të papritur shëndetësor dhe do t’i paralajmërojnë ata, sipas prodhuesit japonez të automjeteve.

Ajo që përfshihet janë të dhënat nga kamerat brenda makinës, pa përdorur sensorë lazer ose teknologji të tjera më penguese.

Dhe një gjë e tillë do të ofrohet në modele të përballueshme, jo vetëm në automjete luksoze.

Mazda u tha gazetarëve së fundmi se ka punuar me ekspertë mjekësorë, duke hulumtuar të dhënat e imazheve të mbledhura për të kuptuar se si duket një shofer i shëndetshëm, në krahasim me një shofer të paaftë, i cili papritur mund të “rrëzohet” përpara mbi timon.

Pasi të njohë një problem, Co-Pilot Concept, i cili ende nuk ka një emër zyrtar, do ta ndalojë atë makinë në një vend të sigurt, si për shembull në bordurën e rrugës, sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Mazda-s, makina do të jetë duke “bërë zhurmë”, me dritat e rrezikut që do të ndezën, megjithëse sinjalet e sakta paralajmëruese janë ende të pavendosura.

Një thirrje urgjente në ambulancë dhe polici do të transmetohet gjithashtu.

Ndryshe, prodhuesit e tjerë të mëdhenj të automjeteve, duke përfshirë Volkswagen të Gjermanisë dhe rivalin japonez Toyota Motor Corp., po punojnë në teknologji të ngjashme. /Telegrafi/