LAJMI I FUNDIT:

Vetura “përbindësh” që po qarkullon në rrugët e Rusisë (Video)

Vetura “përbindësh” që po qarkullon në rrugët e Rusisë (Video)

Duke pasur vështirësi në gjetjen e një veture të përshtatshme për të shkuar në gjueti dhe peshkim në Malet Altai, inxhinieri rus, Igor Sukhorukov, gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një veturë të vetën e cila do të mund të “shpërthente” edhe gjatë dimrit me shumë borë.

“Ideja më kishte lindur kohë më parë, kur në fëmijërinë time unë dëshiroja të udhëtoja në vende të ndryshme për peshkim dhe gjueti – kohë që nuk mund të gjeja diçka të përshtatshme”, ka sqaruar Sukhorukov, për mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë që po emërtohet edhe si një “përbindësh” tanimë mund të shihet përreth qytetit të Biysk, me Sukhorukovin në të – shumë më lartë se vozitësit tjerë.


Por, çfarë është më interesante, ai ka thënë se veturën e ka edhe të regjistruar, kështu që mund edhe të qarkullojë në rrugë të hapur. /Telegrafi/