LAJMI I FUNDIT:

Vetura me nivelin e tretë të autonomisë, lëvizi vet në drejtim të kundërt për 45 metra

Vetura me nivelin e tretë të autonomisë, lëvizi vet në drejtim të kundërt për 45 metra

Lëvizja ndodhi në parkingun e një qendre tregtare, por megjithatë është e rrezikshme

Niveli i tretë i autonomisë, që është zhvilluar nga Tesla, ka qenë shpesh temë diskutimesh, por mundësitë e pa pritshme që i ofron, derisa kjo ngjarje tregon shumë se çfarë mund të ngjajë me këtë formë të vozitjes, transmeton Telegrafi.


Derisa askush nuk ishte brenda një Tesla Model 3, të parkuar jashtë një qendre tregtare në British Columbia të Kanadasë, vetura nisi të lëvizte vet.

Kështu lëvizi në drejtim të kundërt për 45 metra, megjithëse nuk kishte shpejtësi të lart dhe nuk shkaktoi asnjë aksident.

Raportohet se në këtë makinë, është integruar sistemi Smart Summoned, që niset vet dhe shkon ta merr pronarin, kur të del nga lokali.

Sistemi aktivizohet nëpërmjet aplikacionit në telefon, derisa pronari nuk është më larg se 60 metra nga vetura. Por, bëhet e ditur nëse pronari e ka aktivizuar sistemin, që makina të nisej që t’i afrohej kur del nga lokali.

Gjatë kësaj ngjarjes nuk është shkaktuar asnjë aksident, por zyrtarë të kompanive të sigurimit, kanë thënë se nuk do ta kompensonin për asgjë. /Telegrafi/