eksperti-banner

Mbrëmjen në ora 21:00 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se një automjet ka goditur këmbësorin 74-vjeçarin S.S. nga Koçani, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, njofton MPB.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.S., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit”, thonë nga MPB.


Në vendin e ngjarjes inspektim është kryer nga policia e Koçanit./Telegrafi/