Një person është goditur nga një veturë sot në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “C”.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Telegrafi/