LAJMI I FUNDIT:

Vetura e të ardhmes që vjen ju merr nga parkingu (Foto/Video)

Vetura e të ardhmes që vjen ju merr nga parkingu (Foto/Video)

MINI ka prezantuar një koncept fantastik për të festuar 100 vjetorin e BMW.

Versioni i së ardhmes “100” është prezantuar në një eveniment në “Roundhouse” në veri të Londrës, ku më parë ishin lansuar shumë koncepte të mahnitshme nga kompani të ndryshme, transmeton koha.net.


Kjo veturë mund të vetë-vozitet për t’ju marrë nga parkingu, madje mund ta ndryshojë pamjen e saj, varësisht nga disponimi juaj.

Kjo veturë ka një tipar të quajtur “lëkur argjendi”, e cila ka në thelb një lëkur, e cila mund të adoptohet me këto që është duke përdorur veturën.

Ky tipar quhet “projekti i personalizimit”, i cili mund të ndryshojë pamjen e makinës, si ngjyrën e tavanit, dritat nga brenda, pasqyrat, madje edhe pamjen e jashtme.

Vetura ka edhe një buton “Inspire Me” (më inspiro), i cili mund të shikojë të dhënat tuaja dhe të ju rekomandojë vende që mund të ju interesojnë, madje mund ta kthejë të gjithë veturën që të performojë sikurse modeli “John Cooper”.