LAJMI I FUNDIT:

Veton Seferi: Ma shqyen posterin sepse kanë frikë nga humbja

Veton Seferi: Ma shqyen posterin sepse kanë frikë nga humbja

Kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Veton Seferit i është grisur një poster i madh që e ka pasur të vendosur në një objekt në Skenderaj.

Seferi e ka cilësuar këtë akt si vandalizëm të disa individëve dhe se një akt i tillë nuk i shërben demokracisë.


Kandidati për deputet i Vetëvendosjes e që vjen nga bastioni i PDK-së, nga Skënderaj tha për KALLXO.com se kjo ka ndodhur nga frika e fitores së Vetëvendosjes. Në hapësirën ku ka qenë e vendosur posteri i kandidatit Veton Seferi, më parë ka qenë i vendosur një poster i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Skenderaj: Shqyhet posteri i Veton Seferit të Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Skenderaj: Shqyhet posteri i Veton Seferit të Vetëvendosjes

“Vendi ku është vendosur posteri im, në të cilin vend vite më parë ishte posteri i ish kryetarit të Skenderajt është vend komercial, pra secili që paguan mund ta vendosë posterin aty. Pra, të vjetrit gjithmonë zëvendësohen nga të rinjtë”, tha Seferi për KALLXO.com.

Sipas tij, është paguar vendi ku është vendosur posteri ani pse nuk kanë pasur një marrëveshje të shkruar për këtë kontratë.

“Ne kemi për momentin marrëveshje me gojë, pra kontratë te vlefshme me gojë, ndërsa ne kemi insistuar që ta kemi një kontratë me shkrim e që ka mundësi gjatë ditës të jetë në letër dhe e nënshkruar”, tha në mes tjerash Seferi për KALLXO.com duke mos treguar se sa ka paguar për të shfrytëzuar këtë hapësirë për tu reklamuar.

Ai shtoi se kjo ndërtesë është private dhe marrëveshja është bërë me pronarin privat.