Në orët e hershme të mëngjesit 31 vjeçar Dijar Xhema, është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Mitrovicë. Dyshohet se ai i dha fund jetës duke u vetëvrarë me litar.

Portali Veriu.info mëson se i ndjeri ishte biri i një argjendari të shquar të Mitrovicë, por që për dallim nga familja e tij që shquhen si familje e urtë dhe punëtore, por që ky kishte probleme të vazhdueshme në vitet e fundit.

Ai në gusht të vitit 2016 ishte arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pasi që dyshohej se kishte tentuar të rrëmbente tre persona duke thirrur: “Allahu Ekber. Jam i dërguari i Allahut dhe do t’ju vras të gjithëve”.

Mirëpo, pas seancës babai i tij kishte treguar se i biri nuk ka asnjë lidhje me xhihadistët, përderisa prokuroria më vonë kishte ndërruar aktakuzën, duke thënë se Dijar Xhema vuante nga çrregullime mendore

Pas arrestimit të tij, Policia e Shqipërisë i ishte drejtuar me kërkesë Policisë së Kosovës, duke i kërkuar të dhënat rreth të kaluar së Dijar Xhemës. Në raporton e dërguar, Policia e Kosovës bënte të ditur se nuk është evidentuar që  Dijar Xhema ka qenë i përfshirë në ndonjë grup apo rreth personash me prirje ekstremiste fetare.

Por, Policia e Kosovës kishte treguar se Dijar Xhema është person me precedentë të theksuar penal, pasi që mitrovicasi ishte proceduar plot 20 herë, për akuzat, si: “Armëmbajtje pa leje”, “sulm ndaj personave”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, “plagosje”, “aksident”, si dhe ishte dënuar nga gjykata për veprën penale “Drejtim i automjetit jashtë normave të lejuara”.

Për shkak të tentim-rrëmbimit, ndaj Dijar Xhemës në fund të vitit 2016 ishte vendosur masa e sigurimit personal shtrim i detyruar në psikiatri, vendim ky për të cilin prokurorët ishin dakorduar që duhet të aplikohet menjëherë.

Ndryshe, mësohet që viktima është vetëvrarë me litar, por që motivet akoma nuk dihen.