LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje në Mitrovicë premton se do ta rivitalizojë Trepçën

Vetëvendosje në Mitrovicë premton se do ta rivitalizojë Trepçën

Vetëvendosje ka mbajtur një tubim zgjedhor në qytetin e Mitrovicës, ku ishte i pranishëm kandidati për kryeministër, Albin Kurti, si dhe kandidatë për deputetë.

Në këtë tubim, mitrovicasve iu është drejtuar kandidatja për deputete, Vlora Haxhimehmedi, e cila fjalën e saj e ka filluar duke rikujtuar rëndësinë e Trepçës për ekonominë e Kosovës.

Haxhimehmedi premtoi rivitalizimin e këtij gjiganti ekonomik nëse Vetëvendosje do të qeverisë me vendin. Ajo kërkoi mobilizim për fitore.


“Që kjo fitore të vuloset, duhet mobilizuar një pjesë e madhe dhe fuqishme e popullit tonë. Kjo pjesë e popullit ka fatin e vendit në dorë, Edhe pse, jo gjithnjë është e vetëdijshëm për këtë fuqi të madhe që ka”, tha Haxhimehmedi.

Ajo tha po ashtu se VV është e përkushtuar për të drejtat e barabarta të gruas në shoqëri, me ç’rast tha se qeverisja e VV-së mundëson pushim 12 mujor të lehonisë,hapjen e 150 çerdheve të reja në gjithë vendin, banesa sociale e shtesa për fëmijë, si dhe sigurimin e punës dhe mbrojtjen në punë.

“Le të punojmë së bashku dhe të vendosur në këto pak ditë që kanë mbetur, që 11 qershori të kthehet në një festë të madhe, për Mitrovicën, për Kosovën, për mbarë kombin shqiptar”, tha ajo.

Në tubimin zgjedhor të mbajtur në Mitrovicë, qytetarëve iu është drejtuar edhe nënkryetari i Mitrovicës, kryetari i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në këtë qytet dhe kandidati për deputet, Faruk Mujka.

Ai tha se dita e 11 qershorit lirisht mund të konsiderohet ditë referendumi, me ç’rast ka thënë se fitorja e VETËVENDOSJE! i jep fund gjendjes së rëndë në këtë qytet,

“Mitrovicë është qyteti i vetëm në Kosovë që ka më pak banorë se para luftës, shkallën më të lartë të papunësisë, dhe numrin më të madh të qytetarëve me ndihmë sociale”, ka thënë Mujka gjatë këtij tubimi.

Në trend

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Kalo në kategori