Vetëvendosje: Në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë.
Në një komunikatë të bërë për media, VV ka thënë se shqiptarëve të Medvegjës po iu mohet e drejta themelore, e drejta e votës.
Lëvizja Vetëvendosje kërkon prej qeverisë të Kosovës e asaj të Shqipërisë të veprojnë në mbrojtje të shqiptarëve të Medvegjës, që të mos lejohet eleminimi i tyre prej listave të adresave dhe konfiskimi i letërnjoftimeve të tyre, transmeton Telegrafi.
Reagimi i plotë:"Në Medvegjë shqiptarët po fshihen nga regjistrat civilë Kosova është në ethet e zgjedhjeve të parakohshme, dhe qytetarët presin ndryshimin e domosdoshëm. Por, në të njëjtën kohë po ndodhin zgjedhjet vendore në Medvegjë, ku më 8 shtator do të votohet. Është tepër shqetësues fakti se, në vitin 2015 kanë qenë 4200 votues shqiptarë të regjistruar në lista, e në 2019 janë vetëm 800 votues shqiptarë. Atyre po u fshihen emrat nga lista e adresave e regjistrat civilë, dhe po u konfiskohen letërnjoftimet.

















































