LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për mandatarin

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për mandatarin

Pas vendimit presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të dekretojë Avdullah Hotin për kryeministër në Qeverinë e re, ka reaguar Vetëvendosje.

LVV i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar opinion ligjor për mandatarin të cilin Thaçi i’a dha LDK-së, për formimin e Qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria në krye me Albin Kurtin.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi para medieve.


Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër
Lexo po ashtu Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

“Sapo dorëzuam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin e presidentit, këtë që e bëri në kohën e pandemisë. Me këtë dekret ne vlerësojmë që presidenti ka vazhduar të shkel Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë, ku po përfundon java e punës, kur e dimë që nesër është festë, presidenti është kujdesur që bashkë me bashkëpunëtorët e tij që po ja kërkojnë këtë që qoftë gjykatën Kushtetuese ose administratën, ta gjej të pushuar si pasojë e festës”, tha Selimi.

Ndërkaq, Thaçi sot në konferencë ka thënë se vendimi për t’i dhënë mandatin për të udhëhequr me qeverinë LDK-së është në përputhje me Kushtetutën.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë pasi ka pranuar një letër nga kreu i LDK-së, isa Mustafa ku ai konfirmon se i mbështetë të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e shumicës parlamentare për qeverinë e re.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti, Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Kosovës.

“Kandidati nga pika 1 e këtij Dekreti, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, i paraqet Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin e Kuvendit”, thuhet në dekret./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori