LAJMI I FUNDIT:

Veteranët sonte në Teatër do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan”

Veteranët sonte në Teatër do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar se do ta pengojë shfaqjen “Bordel Balkan”, të autorit Jeton Neziraj, e me regjisor nga Serbia, e cila sot në ora 20:00, është paralajmëruar që të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në reagim thuhet se kjo shfaqje ka përmbajtje denigruese për luftën e UÇK-së dhe për këtë arsye do të pengojnë shfaqjen e saj.

“Ky reagim vjen si rezultat i informacioneve që kemi ne, se shfaqja është denigruese për Luftën e UÇK-së, dhe bastardohen vlerat tona kombëtare, por edhe si rezultat që kishim sot një takim me autorin e të ashtuquajturës shfaqje, i cili edhe pas kërkesës sonë, nuk na tregoj skenarin”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.


Kjo organizatë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të cilën e quajnë përqeshëse për vlerat tona kombëtare.

“Me keqardhje për publikun, ju bëjmë thirrje që mos të merrni pjesë në këtë shfaqje përqeshëse për vlerat tona kombëtare, sepse ne si veteran të luftës së UÇK-së, do ta pengojmë për t’u shfaqur”, thuhet në fund të reagimit. /KP/