LAJMI I FUNDIT:

Vetëm katër ndeshje në sezonin e ri, Roma shkarkon legjendën Daniele De Rossi

Vetëm katër ndeshje në sezonin e ri, Roma shkarkon legjendën Daniele De Rossi

Daniele De Rossi është shkarkuar nga skuadra e Romës vetëm pas katër ndeshjeve të para në kampionat.

Legjenda e Giallorosëve kishte marrë sezonin e kaluar drejtimin e klubit duke bërë mjaftë mirë, megjithatë starti i këtij kampionati ka qenë i tmerrshëm.

Ai në katër ndeshjet e para ka pësuar një humbje nga Empoli 1-2 dhe ka barazuar me skuadrat si Cagliari, Juventus dhe së fundmi Genoa.


Kjo i ka kushtuar me shkarkim De Rossit dhe tanimë klubi ka konfirmuar largimin e tij.

“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i trajnerit të ekipit të parë. Vendimi i klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij”.

“Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim.  Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftimin e klubit italian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori