LAJMI I FUNDIT:

Vetëm “dy fije”: Kim Kardashian tregon për herë të parë flokët e saj të vërtetë!

Vetëm “dy fije”: Kim Kardashian tregon për herë të parë flokët e saj të vërtetë!

Është shfaqur gjithmonë me flokë të gjatë, të plotë e gjithë shkëlqim. Por duket se flokët e vërtetë të Kim Kardashian, nuk duken aspak kështu

Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe modën, nuk mund të mohohet se ajo zgjedh diçka me shkëlqim dhe gjithnjë duket magjepsëse. Flokët janë padyshim një nga armët e saj më të forta: të gjatë, të shëndetshëm e me jetë ajo eksperimenton jo rrallë me ta.

Kim Kardashian ka transformuar pamjen e saj shumë herë gjatë kalimit të viteve veçanërisht të flokëve të saj. Por North West ka filmuar një video në Tik-Tok që zbulon flokët e vërtetë të nënës së saj.

Nëntëvjeçarja postoi një video të dyshes nënë-bijë duke kënduar së bashku këngën “Baby, It’s Cold Outside”. Në klip 42-vjeçarja mund të shihet e ulur në shtratin e saj me pizhame me një pamje të freskët pa grim.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishin flokët e saj të shkurtra, shumë më të hollë dhe më të thatë, ndryshe nga zakonisht.

Komentet nuk munguan të vërshonin ndaj pamjes së saj. Disa ndjekës shkruanin se fajin e kanë lyerjet e tepërta për këtë dëmtim të flokëve. Të tjerë shpreheshin të lumtur që edhe Kim i ka flokët si të gjithë të tjerët.

@mrssallyj #kimkardashian #naturalhair #nowigs #kardashians #fyp ♬ original sound – MrsSallyJ

Megjithatë, ylli i Keeping Up With The Kardashians e ka pritur vitin 2023 me flokë në ngjyrë të zezë.