LAJMI I FUNDIT:

Vetëkontrolli është i rëndësishëm: Qimet në gjoks mund të tregojnë sëmundje të rrezikshme

Vetëkontrolli është i rëndësishëm: Qimet në gjoks mund të tregojnë sëmundje të rrezikshme

Sisët janë organi më atraktiv, por edhe më i ndjeshëm i çdo femre. Kërkojnë kujdes dhe vëmendje të veçantë

Shumë gra dhe vajza kanë qime rreth thimthave. Kjo gjë nuk është problem serioz, por estetik.


Mirëpo, problemi mund të shfaqet nëse vëreni qime në pjesë të tjera të sisëve dhe ndryshime në trup.

Mund të jetë rezultat i çekuilibrit hormonal, kryesisht për shkak që keni nivel të shtuar testosteroni, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, qimet mund të shkaktohen nga sindroma e vezores policistike, e cila shkaktohet edhe nga çekuilibri i hormoneve në trup.

Kur bëhet fjalë për kistet, femrat që vuajnë nga kjo sindromë mund të kenë edhe akne, cikle menstruale të çrregullta, gjakderdhje më të gjatë menstruale, tendencë për të shtuar peshë, si dhe probleme me ngjizjen.

Në disa gra, kjo sindromë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/