Vështirë të vërehet merimanga e rrezikshme edhe sikur ta keni përpara në kopsht (Foto)

21:"© Caters News Agency
Adam Newport nuk mund të besonte, që në kopshtin prapa shtëpisë së tij në Queensland të Australisë, ndodhej një merimangë shumë e rrezikshme.
Burri 38-vjeçar e ka fotografuar insektin, për ta postuar në rrjetin social, mirëpo shumë pak nga miqtë e tij mund ta shohin, transmeton Telegrafi.

“Ka afro dhjetë centimetra gjatësi, por kamuflohet shumë mirë në natyrë. Kalimi pranë saj me këmbë zbathur, do të ishte i tmerrshëm”, ka shkruar Newport lidhur me rastin.
Mësohet kjo merimanga ka helm aq të fortë, që shkakton dhimbje të mëdha dhe dëmtim të konsiderueshëm të organizmit, por jo me pasoja jete. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































