LAJMI I FUNDIT:

Me veshjen në Met Gala, Kim Kardashian kujtoi pozimin e saj për Playboy të vitit 2007

Me veshjen në Met Gala, Kim Kardashian kujtoi pozimin e saj për Playboy të vitit 2007
(Foto: Daily Mail)

Kim Kardashian mahniti me një dizajn me perla nga Schiaparelli gjatë shfaqjes në tepihun e kuq të ‘Met Gala 2023’, ndërsa fansat vunë re ngjashmërinë e dukjes së saj me një moment tjetër nga e kaluara e bukuroshes.

Ylli televiziv u shfaq në kopertinën e Playboy në vitin 2007, me një përzgjedhje të ngjashme të me atë të evenimentit të të hënës mbrëma.


Gjegjësisht, në setin fotografik që asokohe u shfaq në një episod të sezonit të parë të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, ajo kishte veshur disa fije të rralla perlash – pa asgjë tjetër nën to.

Edhe pse këtë herë i kombinoi perlat me një fustan korse për mbrëmjen me temë “Karl Lagerfeld: The Beauty Line”, kjo nuk i pengoi fansat të vërenin ngjashmërinë.

Kim Kardashianit i bie shkëlqimi pas mbarimit të Met Gala 2023 - fustani i saj prishet dhe perlat i shkapërderdhen në tokë
Lexo po ashtu Kim Kardashianit i bie shkëlqimi pas mbarimit të Met Gala 2023 - fustani i saj prishet dhe perlat i shkapërderdhen në tokë


“Më thoni ju lutem se nuk jam i vetmi që mendova menjëherë për pozat e Kim për Playboy”.

“Kim Kardashian me të vërtetë rikrijoi pozimet e saj për Playboy” – thuhet në seritë e postimeve në rrjetet sociale.


/Telegrafi/