Kandidati nga PDK-ja për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli në tubimin e sotëm me qytetarë të Podujevës, theksoi se vetëm edhe tri ditë i ndan nga një moment vendimtar dhe ditë e madhe e fitores së PDK-së në Llap dhe gjithë Kosovën.
Veseli theksoi se orientimi i tij është në drejtim të fuqizimit të shtetit të pavarur dhe sovran, si dhe mbështetje për rininë, fermerët, ndërmarrësit, ku nuk do të ketë tatime të reja, përveç ulje të taksave.
Ai tha se ka për qëllim që përmes fuqizimit të ekonomisë, ta fuqizojnë shtetin e pavarur dhe sovran.
Po ashtu Veseli premtoi mbështetje për kategoritë e dala të luftës dhe rritje të pensioneve 80 përqind.
Për këtë platformë, Veseli kërkoi nga llapjanët që më 6 tetor ta votojnë PDK-në dhe ta fuqizojnë Kosovën dhe perspektivën e tyre.
“Orientimi ynë do të jetë në drejtim të fuqizimit të shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Qëllimi im si kryeministër ka vetëm një qëllim. T’i përkrahim rininë, sektorin e teknologjisë së re, të gjithë fermerët, do të përkrah ndërmarrësit dhe nuk do të ketë asnjë tatim për ta. Po ashtu ndërtimet pa leje do të legalizohen. Pra, qëllimi është që përmes fuqizimit të ekonomisë forcojmë shtetin tonë të pavarur dhe sovran”, tha Veseli.
Kandidati për deputet nga dega e PDK-së në Podujevë Rrustem Mustafa, është i bindur për fitoren e PDK-së në këto zgjedhje, sepse sipas tij, kjo parti ka platformën për luftimin e korrupsionit dhe ruajtjen e miqësisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Llapit, tha se vetëm me Kadri Veselin kryeministër mund të ketë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e vendit.
“Ushtria Çlirimtarë e Kosovës fund shekullin e kaluar ka vulosur miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe besoni se këto marrëdhënie do t’i vazhdojë Kadri Veseli kryeministër i Republikës së Kosovës. Kryeministër është i vetmi që mund t’i fillojë këto prioritete për mirëqenie në gjithë Republikën e Kosovës”, tha Mustafa.
Kryetari i degës së PDK në Podujevë, Naim Fetahu tha se fitorja e PDK është e rëndësishme, sepse askush nuk di më mirë t’iu prijë proceseve nëpër të cilat kalon Kosova, se sa Kadri Veseli kryeministër.
“Kjo fitore është e rëndësishme, sepse askush nuk di më mirë t’iu prijë proceseve që kalon Kosova se sa kryeministri i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli”, tha Fetahu.
Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së nga komuna e Podujevës janë Rrustem Mustafa, Fahri Osmani, Floretë Zejnullahu, Shqiptar Demaçi, Ismet Abdullahu, Nexhmi Muçiqi dhe Naim Fetahu./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe