LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Do të ketë ndëshkime të ashpra për rastet e fundit të punësimeve që kanë ndodhur me nepotizëm

Veseli: Do të ketë ndëshkime të ashpra për rastet e fundit të punësimeve që kanë ndodhur me nepotizëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Agjencia Kundër Korrupsionit po bën një punë të mirë dhe apolitike, prandaj edhe do të ketë përkrahjen e të gjitha institucioneve.

Veseli ka paralajmëruar masa të ashpra ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit duke thënë se këtyre dukurive do t’u shkohet deri në fund dhe se sipas tij nuk do të mbetet askush pa u ndëshkuar.

“Prirjet e sëmura që nuk po ndalen dhe po duan ta vënë në dyshim besimin në shtet, nuk do t’i tolerojmë dhe do t’u përgjigjemi siç duhet. Do të ndërmerren veprime dhe hapa për të ndërtuar politika dhe nxjerrë ligje të ashpra të cilat nuk janë parë asnjëherë në Kosovë”, ka thënë Veseli.


Veseli përmendi edhe rastet e fundit të punësimeve.

“Do ketë ndëshkime të ashpra edhe për rastet e fundit që kanë ndodhur me nepotizmin”, ka thënë ai.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ndërkaq, i konsideroi pozitive ndryshimet në Ligjin për deklarimin e pasurisë, në bazë të të cilave është dyfishuar numri i zyrtarëve që do ta deklarojnë pasurinë.

“Dyfishimi i kësaj liste do ta rris transparencën dhe do ta forcojë llogaridhënien para qytetarëve”, tha ministri Tahiri.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kunër Korrupsionit, ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e kësaj agjencie.

Ai tha se në takim u diskutua lidhur me rolin, punën dhe sfidat e agjencisë, arritjet gjatë këtij viti dhe zbatimin e Ligjit të ri antikorrupsion, por edhe të ligjeve të tjera që lidhen me këtë fushë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori