LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Veseli takon asamblistin shqiptar të New Yorkut

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në New York asamblistin shqiptar të këtij qyteti, Mark Gjonaj.

Kryeparlamentari Veseli e cilësoi asamblistin Gjonaj njërin prej shumë tregimeve të suksesshme të shqiptarëve në Amerikë. Ai tha se Gjonaj është shembulli më i mirë e integrimit të shqiptarëve në jetën amerikane dhe depërtimit në institucionet vendimmarrëse, kjo, falë arsimimit, punës dhe angazhimit, por edhe mundësive që u jep SHBA-ja të gjithë qytetarëve të saj.


“Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuar lidhjet tona me SHBA-të. Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendet tona”, tha kryeparamentari Veseli.

Asamblisti Mark Gjonaj, nga ana e tij, e njohu kryeparlementarin Veseli për punën dhe angazhimet e tij në jetën publike në New York, si dhe aspiratat e tij në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori