LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Serbia do të përgjigjet për gjenocidin e kryer në Kosovë

Veseli: Serbia do të përgjigjet për gjenocidin e kryer në Kosovë

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, sot në Mitrovicë u dha premiera e dokumentarit “Kujtojmë mos me harrue”, të autorit Asllan Bajrami.

Dokumentari rrëfen luftën e Kosovës dhe dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve nga forcat paramilitare ushtarake serbe.

Në një fjalë të rastit, kryeparlamentari Veseli, duke kujtuar edhe njëherë krimet e Serbisë në Kosovë, tha se këtu edhe buron ideja e tij për një tribunal ndërkombëtar për gjenocidin serb, pra, për të shpaguar sakrificën e shqiptarëve të Kosovës dhe njëkohësisht për të vënë në vend drejtësinë, të mohuar për dy dekada.

“Serbia është shteti i cili ka kryer gjenocid në Kosovë, me kriminelët e saj të cilët shkaktuan shumë vuajtje mbi popullatën tonë të pafajshme. Pra, nuk po flasim për ballafaqimet ushtarake midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë e policisë së Serbisë, por po flasim për një veprim tërësisht të organizuar nga shteti serb dhe të realizuar nga forcat ushtarake dhe policore të tij, mbi fëmijë, pleq dhe gra të pambrojtura. Janë këto veprime të dënuara me cdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerëzore”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit përsëriti se iniciativës së tij do t’i shkohet deri në fund dhe tribunali ndërkombëtar për gjenocidin serb do të ndodhë pashmangshëm.

Ai tha se është turpi më i madh që një komb mund ta mbajë gjatë historisë, nëse nuk përgjigjet për krimet që i ka kryer mbi njerëzit e pafajshëm.

Veseli përgëzoi autorin e dokumentarit, gazetarin e njohur Asllan Bajrami, për, sic tha ai, punën e tij të jashtëzakonshme, që nga periudha e luftës.

Po ashtu, ai u bëri thirrje studentëve që të marrin këto tema dhe dëshmi, dhe t’i trajtojnë ato, për ta vënë sa më shumë në pah atë që ka ndodhur para 20 vjetëve.

“Fjalët nuk do ta sjellin drejtësinë, por faktet. Derisa po flasim për mijëra të vrarë dhe mijëra gra të tjera të dhunuara, për t’u ballafaquar në tribunalin ndërkombëtar duhet të kemi fakte konkrete, të pranuara edhe nga drejtësia ndërkombëtare”, theksoi Veseli.

Ai paralajmëroi se në Komunën e Mitrovicës do të ndërtohet një monument përkujtimor, me përmasa të mëdha, në të cilin do të jetë edhe një dhomë muzeale e rrëfimit për gjenocidin serb në rajonin e Mitrovicës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori