Veseli: Qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum, marrëveshja me Serbinë nuk do të cenojë asnjë shtet (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me homologun e tij Talat Xhaferi. Pas përfundimit të takimit Veseli dhe Xhaferi në konferencë të përbashkët për shtyp thanë se Kosova dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në shumë sfera.
Kadri Veseli tha se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe shtoi se si do që të jetë vullneti i qytetarëve në referendum për marrëveshjen me Greqinë, Kosova do ta respektojë emrin e Maqedonisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë deklaratave të tij ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që në referendumin e 30 shtatorit të dalin masovikisht të votojnë dhe “t’i thonë ‘po’ anëtarësimit në NATO dhe BE”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Vij në një vend mik, i cili respekton sovranitetin e vendit tonë. Do të jemi në partneritet dhe përkrahjen në rrugën tonë euroatlantike. Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë dhe cili do që të jetë vullneti i qytetarëve për emrin në referendum, do ta respektojmë. Ballkani Perëndimor për një kohë të gjatë ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe në procesin e integrimeve ka qenë shumë mbrapa. Kjo tregon edhe mosvendosmërinë politike për momentet e vërteta. Kjo është arsyeja pse ne përkrahim marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Pasi në të njëjtën kohë edhe Kosova është në procesin e dialogut me Serbinë dhe edhe ne si vend ta finalizojmë marrëveshjen”.
“Maqedonia dhe Kosova do të shkonin shumë përpara në procesin eurointegrues, nëse do t’i zgjidhshin mosmarrëveshjet me Greqinë gjegjësisht Serbinë. Thërras qytetarët e Maqedonisë që ditën e diel masovikisht të votojnë në referendum dhe t’i thonë “po” anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha mes tjerash Veseli.
Ai përmendi edhe bashkëpunimin infrastrukturor mes dy vendeve, duke shtuar se deri në fund të këtij viti Kosova do ta përfundojë deri në kufi autostradën Prishtinë-Shkup.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, tha se në takim me Veselin kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe se e ka informuar për përgatitjet për referendumin e 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë.
“Kemi diskutuar për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, me qëllim që të sigurohet stabiliteti në të dy vendet. Pata mundësinë që në takim ta informoj Kadri Veselin, për përgatitjet për referendumin e 30 shtatorit. Mbështetja e tij ishte e plotë për marrëveshjen me Greqinë”, tha mes tjerash Xhaferi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës