LAJMI I FUNDIT:

Veseli prezanton pamjet e transformimit në shëndetësi, thotë se u bënë falë masave antikorrupsion

Veseli prezanton pamjet e transformimit në shëndetësi, thotë se u bënë falë masave antikorrupsion

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka postuar disa fotografi që dëshmojnë ndryshimet e bëra në sektorin e shëndetësisë.

Veseli ka thënë se falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, janë garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro.

“Vendosmëria ime dhe e PDK-së për të luftuar seriozisht korrupsionin dëshmohet më së miri me punën e bërë në Ministrinë e Shëndetësisë. Falë nismave antikorrupsion të ndërmarra nga kjo ministri, ne kemi garantuar çmime të njëjta në çdo barnatore, duke i kursyer qytetarëve së paku 10 milionë euro. Po ashtu, kemi shmangur abuzimet me barnat që blihen nga spitalet, duke shpenzuar 6 milionë euro më pak. Me këto para që kemi kursyer, ne kemi investuar në pajisje moderne, ambiente cilësore dhe kushte bashkëkohore për pacientët tanë. Këto fotografi të bëra para dhe pas këtyre masave antikorrupsion e ilustrojnë më së miri transformimin që është duke ndodhur në shëndetësi. Mbetet ende edhe shumë për t’u bërë, por është e sigurt që jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori